Gashi në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Picture of INA
INA

24/10/2024

Fjalimi i Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Më lejoni të them që në fillim se jam veçanërisht i nderuar që jam sot këtu, bashkë me kolegët e mi, kryetarë të parlamenteve të shteteve demokratike, të gjithë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe Krimesë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit dhe mbrojtjen nga agresioni rus.

Kjo betejë nuk është dhe nuk guxon të jetë betejë vetëm e Ukrainës. Kjo është edhe beteja jonë, beteja e të gjitha forcave demokratike, pasi doemos duhet bashkërisht dhe të unifikuar t’i kundërshtojmë të gjithë ata që duan me mosrespektim të integritetit territorial dhe sovranitetit dhe me mosrespektim të së drejtës dhe parimeve ndërkombëtare, përmes agresionit të pushtojnë territore të huaja dhe të shkaktojnë padrejtësi të madhe dhe krim të madh mbi qytetarët e pafajshëm.

Nderi është i madh për mua, por më vjen shumë keq që pas disa muajsh do të shënojmë tre vjet nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Këto janë tre vjet vuajtje, tre vjet që morën shumë viktima të pafajshme, shumë shtëpi u shkatërruan, miliona ukrainas u shpërngulën, u është ndërprerë fëmijëria e pafajshme dhe u është shkatërruar rinia brezave të tërë të ukrainasve. Pothuajse tre vjet luftë morën kohë të konsiderueshme dhe shumë resurse që Ukraina, në vend që t’ua kushtonte zhvillimit dhe përparimit të saj ekonomik, ia kushtoi luftës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Këtë e shohim në Krime dhe Ukrainë, për fat të keq e shohim në Lindjen e Afërt.

Zonja dhe zotërinj, të nderuar kolegë,

Me praninë tonë këtu, ne sot e konfirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj parimeve që na lidhin së bashku: respektimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe të drejtën për vetëvendosje. Situata në Krime nuk është vetëm shqetësim rajonal; është sfidë globale për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Okupimi aktual dhe aneksimi i Krimesë nga Federata Ruse është shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe është përgjegjësia jonë kolektive për t’u përballur me këtë padrejtësi.

Sot, kur jemi mbledhur këtu në një vend për të shprehur mbështetjen tonë të vendosur jo vetëm për Ukrainën dhe Krimenë, por edhe për vlerat demokratike për të cilat ne të gjithë përpiqemi, lirinë, paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, po shënojmë një përvjetor të rëndësishëm, dhe ky është 80-vjetori nga dëbimi i tatarëve të Krimesë nga vatrat e tyre të lashta.

Është e rëndësishme t’i kujtojmë këto tragjedi, të flasim për viktimat, për traumat dhe për pasojat e atyre traumave, në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten.

Në fund, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të konfirmoj edhe një herë mbështetjen tonë për popullin dhe shtetin ukrainas me të gjitha mundësitë tona, deri në lirinë e plotë të Ukrainës.

TË FUNDIT

Durmishi: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Administratës: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në gjuhën shqipe

Mbi 50 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Gjendet tre persona të vdekur në Shkup

Gashi: Nga 14 nëntori do të fillojë diskutimi për buxhetin 2025

Memedi: Nga periudha që jam emëruar drejtor është ulur për tre herë numri i vdekjeve të fëmijëve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË