Gashi: Për Ali Ahmetin bën me u përzi Edi Rama, dhe jo Albin Kurti

ina-online
ina-online

09/01/2024

“Ali Ahmeti është i mërzitur sepse e ka humbur mbështetjen e Kosovës dhe po pret humbje të zgjedhjeve”, thotë Afrim Gashi, kryetar i Alternativës dhe një nga liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, në një prononcim për portalin MKD.mk, i pyetur se si e komenton deklaratën e liderit të BDI-së dhënë në emisionin “Top Story” në Top Channel se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, për Ahmeti është në rregull që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të shprehë mbështetjen e tij dhe kjo nuk përbën ndërhyrje dhe kur nuk ka mbështetje nga Kosova, atëherë ai mërzitet dhe bën deklarata të tilla, përcjell INA.

Sipas tij, Edi Rama organizon çdo ditë evente dhe hapësirë ​​mediatike për Ali Ahmetin.

“Ai është shpallur personi i vitit dhe i janë dhënë lloj-lloj epitetesh, ndaj Edi Rama është shumë i përfshirë dhe e ndihmon me aq sa mundet dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Po ashtu, 20 vite më parë, Ali Ahmeti mori mbështetje të parezervë si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. Le të kujtojmë vetëm kur Hashim Thaçi (ish-lider i UÇK-së, ish-kryeministër dhe president i Kosovës, n.z.) erdhi në mes të një fushate zgjedhore për të ndarë lavdërimet për kontributin në UÇK dhe atë ‘aksidentalisht’ vetëm për anëtarët e BDI-së. Pra, kur Kosova dhe Shqipëria po e ndihmonin Ahmetin të fitonte, ishte në rregull që ata të ndërhynin, dhe tani që për herë të parë ndihma për BDI-në u ndal nga Kosova, tani Ahmeti është i mërzitur, sepse i ka mbetur vetëm përkrahja e Edi Ramës. Vetëm një gjë është e qartë, Ali Ahmeti ka shumë frikë nga disfata dhe të shkojë në opozitë, por siç thotë populli, frika nuk ka ilaç”, theksoi Gashi.

Në një intervistë për TCH, Ahmeti ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyn në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Ai beson se mbështetja publike e Albin Kurtit për kandidatin presidencial të opozitës shqiptare (Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa) në vitin 2019 ishte ndërhyrje në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ