Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

ina-online
ina-online

04/12/2023

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka deklaruar se sot është dëshmuar edhe një herë se ky pushtet nga frika e humbjes së zgjedhjeve ka vendosur t’i manipulojë ata.

Sipas tij, në vend që të përballet me argumentet e tyre për plotësimin e KSHZ-së, kryetari i Kuvendit ka ikur nga debati.

“Nëse në këtë shtet duhet të argumentojmë për gjëra që janë aq të qarta, siç i përcakton rendi ligjor në vend, a mund ta marrim mend se çfarë është në gjendje të bëjë ky pushtet për gjëra që mund të interpretohen?!
Kjo që ndodhi sot në Kuvend është argument se pushteti po përgatit falsifikim të zgjedhjeve dhe prandaj ky është alarm jo vetëm për neve, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë se në çfarë niveli po degradon demokracia në vendin tonë. Pas kësaj humb edhe kuptimi i pluralizmit.
Sidoqoftë, ne nuk do të lejojmë të grabitet vullneti i qytetarëve, pavarësisht çmimit, ndërsa prej tash i sigurojmë qytetarët se pjesëmarrja jonë në zgjedhje, veç tjerash, e ka edhe rëndësinë e vendosjes së demokracisë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Gashi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

universiteti-i-tetoves-UT

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

Jovan mitreski

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

INFO

NA NDIQ