Gashi takim me përfaqësues të NDI, prezantohen projekte digjitale që do ta transformojnë Kuvendin

Picture of Ina Online
Ina Online

17/04/2025

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e NDI, ku u prezantuan dy projekte digjitale inovative që synojnë të avancojnë më tej transformimin digjital të Kuvendit: projekti Hakatoni dhe Platforma Elektronike për Zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët.

“Këto projekte janë shembuj konkretë se si teknologjia mund të vihet në funksion të transparencës – një nga prioritetet kyçe të angazhimit tim si Kryetar i Kuvendit.

Projekti Hakaton do të mundësoj që përmes asistentëve të intelegjencës artificiale nga seancat që zhvillohen në Kuvend të nxirren informacionet përkatëse sipas nevojava të caktuara. Ndërkohë, përmes Platformës Elektronike për Zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët ku do të kenë mundësi të shohin në mënyrë interaktive vendndodhjen e zyrave për kontakt me deputetët, të caktojnë takime, si dhe të kenë qasje në statistika të detajuara mbi aktivitetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare në këto zyra.

U shpreha i kënaqur për këtë inovacion dhe inkurajova fuqishëm zbatimin e tyre sa më të shpejtë në praktikë që të sigurohet një Kuvend më i qasshëm, i hapur, transparent dhe inkluziv. I përgëzova ekipet krijuese për vizionin dhe profesionalizmin e treguar i bindur se ky është vetëm fillimi i një epoke të re digjitale për Kuvendin tone”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

TË FUNDIT

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Mickoski nga Tirana: Kemi arritur marrëveshje me Britaninë, që do të sigurojë cikël investimesh në vlerë të 6 miliardë €

A do të shpenzojë Maqedonia më shumë për mbrojtje? Rubio kërkon nga anëtaret e NATO-s 5% të BPV-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË