Gashi: Të gjithë shqiptarët duhet të votojnë pro referendumit për emrin!

0

Kryetari i BESËS, Afrim Gashi, gjatë një prononcimi për emisionin “Different”, ka folur për çështjen e referendumit, që pritet të zhvillohet brenda disa muajve në Maqedoni. Sa i përket referendumit për emrin, Gashi konsideron se shqiptarët nuk duhet të kenë aspak dilema rreth kësaj çështje dhe se në ditën e referendumit të gjithë duhet të dalin në kutitë e votimit dhe të votojmë PRO.

Gashi më tej shton duke thënë: “Mendoj se shqiptarët nuk duhet të kenë dilemë rreth referendumit. Presim gati 27 vite. Vendi i shqiptarëve edhe si komunitet në Maqedoni, por edhe si komb në përgjithësi, është rrugëtimi euroatlantik. Shqipëria është pjesë e NATO-s, edhe ajo e dëshiron integrimin në BE edhe shqiptarët në Maqedoni do të duhet ta kërkojnë këtë rrugëtim. Andaj në ditën e referendumit shqiptarët duhet të dalin në kutitë e votimit dhe të votojnë PRO”, përfundoi Gashi.

Komentet

komentet