Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me krerët e Besës dhe të Lëvizjes Demokratike, në konferencën për media thanë se ata besojnë se ende ka kohë për heqjen e termit ofendues 20% për shqiptarët nga kushtetuta.
“Iniciativë deri në Qeveri ka patur, duhet që Qeveria sot të mblidhet dhe ta dërgojë iniciativën në Kuvend. Pra është e thjeshtë nëse duam nëse ka vullnet”, u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Sa i përket pozicionit të ASH-së dhe BDI-së në lidhje me 20%, Gashi tha se është çështje e tyre dhe ato duhet të prononcohen.
“Ne jemi të këmbëngulur që të hiqet 20%, nëse ata nuk janë, u pa se ata e votuan propozimin në parlament pa 20%. E kanë patur shumë lehtë, e kanë ministrinë e drejtësisë, e kanë gjysmën e qeverisë, konstatimi i atyre është se nuk është koha, unë nuk e di kur është koha. Le të tregojnë ata kur është koha…mendoj se për këto çështje kaq të rëndësishme për identitetin tonë mendojë se nuk duhet të presim edhe më shumë”, tha Gashi.(INA)