“Urime dhe SMS dygjuhëshe për deputetët!” Kjo as që i ndodhi Tagliatit. Faleminderit Zhmicko, faleminderit DPMNE”- ka shkruar sot në Facebook deputeti dhe kryetari i Levicës(E Majta), Dimitar Apasiev.
Reagimi i tij erdhi pasi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi filloi praktikën e informimit të deputetëve me mesazhe në dy gjuhë. Gashi ka bërë edhe betimin si kryetar i Kuvendit për herë të parë në historinë e Maqedonisë në gjuhën shqipe.
Nga partia ekstreme maqedonase thonë se kjo është hera e parë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë që njoftime të tilla janë dygjuhëshe.(INA)