Gastronomët protestojnë, kërkojnë hapje totale për bizneset

Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues, ku kërkojnë hapje totale për bizneset.

Marshi do të fillojë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, shkruan arbresh.info.

Nga ora 14:00 ata do të nisen drejtë sheshit ‘Skenderbeu’, përkatësisht Qeveria e Kosovës.

Që nga fillimi i pandemisë gastronomët kanë punuar me orar të shkurtuar drastikisht, duke qenë të kufizuar edhe në numrin e klientëve të pranishëm, derisa lokalet e natës ka një vit që vazhdojnë të jenë të mbyllura./arbresh.info