Gastronomi Alban Gashi me një restorant të ri në Gjermani

INA
INA

23/09/2023

Restoranti në qytetin e vjetër në Merzig të Gjermanisë, me menaxherin e ri shqiptar, Alban Gashi, ka synime të larta

Me Costa Smeralda, njëri nga brigjet më të bukura të Sardenjës, tani është pagëzuar një restorant në qytetin e vjetër të Merzigut. Edhe pse Alban Gashi vjen nga Kosova, ai e ka tuajtur stilin italiano jugor të restorantit, kur tetëmbëdhjetë vite më parë e mori atë përsipër.

Ai i dha një pamje krejtësisht të re restorantit, por njëkohësisht e ruajti stilin e dëshmuar dhe të testuar. Me ekipin e tij profesional në kuzhinë dhe në shërbim, ao ka mundur ta rrisë edhe më tej atraktivitetin dhe performamsën e tij.

Kjo nuk është kurrfarë rastësie pasi Albani e mësoi zejen e tij gastronomike që nga fillimi. Në fqinjësi, ai përfundoi një karrierë si restauratot, üas së cilës ai punoi në funksione dhe në lokacione të ndryshme, duke përfshirë edhenjë lokal ushqimor në Luksemburg.
Në këtë mënyrë, ai e kupton se Costa Smeralda nuk është vetëm një piceri, por edhe një restorant tërheqës që mund të ofrojë edhe shërbime catering (termi “catering” është një fjalë angleze që rrjedh nga folja “to cater”, për të argëtuar ose ushqyer dikë. Përkufizimi i zakonshëm i hotelierisë është shërbimi profesional që përfshin ofrimin e ushqimit dhe pijeve në raste të veçanta në çdo vend) për ditëlindje dhe gazmende e ahengje të ndryshëm.

Shefi i kuzhinës Manueli ofron një profesionalizëm në përgatitjen e specialiteteve, ndërsa shërbimi i mysafirëve është vlerësuar me notën më të lartë nga klientët e rregullt që po e vizitojnë gjithnjë e më shpesh restorantin.

Më të kërkuara në restorant janë pjatat me mish, ndërsa të kërkuara janë edhe verërat e ndryshme me fokus nga Italia.

A do të donit të kaloni një mbrëmje komode me ushqime italiane të bëra vetë në restorantin e bukur Costa Smeralda? Në “Ristorante Costa Smeralda” ofrohet një shumëllojshmëri gatimesh të shijshme që shijojnë dy herë më shumë në një atmosferë idilike. Mund të uleni jashtë dhe të shijoni verën me miqtë në zonën e bukur të jashtme.
Restorant italian i qetë me specialitete të bëra vetë në një vend të bukur.

Zgjidhni nga një shumëllojshmëri gatimesh nga kuzhina tradicionale italiane dhe lëreni veten të përkëdheleni. Ka diçka për çdo shije në përzgjedhjen e kuzhinës së bërë në shtëpi dhe sallatave. Këtu shërbehen pije alkoolike dhe birrë freskuese, si dhe lazanja dhe makarona veçanërisht të shijshme. Akullorja freskuese dhe tiramisuja e shkëlqyer do t’ju lënë mbresa të mëdha. Stafi i restprantit Ju mirëpret për drekë apo darkë në një atmosferë të këndshme!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksident ambulanta itali

Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

Marko Kepi

​Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të Nju Jorkut

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

len diaspore kasami mexhiti gashi

Mexhiti, Kasami e Gashi të mirëpritur nga mërgimtarët në Biel/Bienne në Zvicër

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

iphone- telefon mobil

Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

INFO

NA NDIQ