Gatishmëria dhe humanizmi i Dhimo Kovaçit ndaj shqiptarëve!

Gatishmëria dhe humanizmi i Dhimo Kovaçit ndaj shqiptarëve!
Shkruan: Medai Shaholli

Premieri i ‘Severnës’ Dhimo Kovaçi dhe pinjollët e tjerë të Glogorovit nga SDSM-ja, në rrethana të presionit ndërkombëtar për ta pranuar propozimin francez duke u gjendur ngushtë kanë shfaqur ndejnjë ‘humanazmi dhe barazie’ ndaj gjuhës shqipe duke marrë guximin si asnjëherë më parë të gatshëm për ta fshirë nofkën tonë të turpit të 20% e famshëm nga kushtetuta, duke e zëvendësuar me 30% apo me një status ë avancuar të pakicës shqiptare!

Ja deri ku shkon gatishmëria e bllokut sllavo-maqedon nga frika e humbjes së prestigjit dhe ruajtjes së supremacisë mbi shtetin dhe pushtetin, ku pranojnë kompromisin e dhimbshëm të 30% apo të pakicës së avancuar në ndryshimet e ardhëshme kushtetuese si solidarë dhe zemërgjerë ndaj shqiptarëve në emër të fqinjësisë dhe solidaritetit njerëzor po e hapin zemrën!

Kjo është gatishmëria e bllokut sllavo-maqedon për të bërë lëshimet maksimalendsj kërkesave qyqare të partive politike shqiptare që në këto tri dekada nuk i kushtëzuan ato me mospjesëmarrëje në qeveritë e koalicionit por nxituan drejt pushtetit pa hezitim.
Partiçkat tona ngritën dolli me presidentin e atëhershëm Gligorov me rastin e miratimit të kushtetutës ‘demokratike’ të 1991, ku shqiptarët u fshin nga kushtetuta si pakicë kombëtare.
Konflikti i 2001, u bë për të zëvendsuar një forcë politike me një tjetër në qeveritë e koalicionit kur me MO, shqiptarët ngelën përsëri mysafirë në trojet e tyre me nofkën e 20% në kushtetutë.

Të gjitha partitë politike shqiptare dhe organizata ushtarake si UÇK-ja në krye me Ali Ahmetin, devijuan idealin kombëtar të luftëtarëve të lirisë dhe miratuan 20% si fyrje e rëndë e identitetit kombëtar pa asnjë kundërshtim dhe me këtë nënshtrim ata dëshmuan se këto parti dhe organizatë ushtarake shqiptare ishin krijuar nga pushteti për t’i shërbyer këtij pushteti dhe jo popullit shqiptar.

Një tjetër rast i huqur ishte ndryshimi i kushtetutës nga presioni grek në vitin 2019 me ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika Severna Makedonija, ku partiçkat tona zemërmira për hir të integrimeve europiane tërhoqën amandamentet për gjuhën shqipe dhe e lanë si gur varri 20% të qëndrojë në kushtetutë si fyrje e rëndë e denjitetit kombëtar.

Për të hapur kushtetutën duhet të gjetur gatishmërinë e bllokur sllavo-maqedon për ta ndryshuar atë por jo dhe statusin e gjuhës shqipe pasi ata mendojnë se po u bë shqipja e barabartë me sllavishten shteti dhe pushteti merr fund.
Këtë mosgatishmëri të bllokut sllavo-maqedon e dinë partiçkat tona por aq iu bën, ata nuk duan ta prishin ‘muhabetin’ me pushtetin ndaj mos i merrni për seriozisht dekleratat e thata se me hapjen e kushtetutës do të fshihet dhe 20% i turpit ndaj shqiptarëve.

Këto janë partiçkat tona servile të pushteti dhe mos shpresoni se këta do ta rikthejnë dinjitetin e përdhosur kombëtar pasi këta kanë nënshkruar aktin e lartë të tradhtisë kombëtare ndaj popullit shqiptar me nofkën e turpit si pakicë kombëtare nomade pa gjuhë dhe identitet!