Barcelona dhe Gavi së fundmi ranë dakord për kushtet për kontratën e re të lojtarit, por ylli i ri i katalanasve nuk ka parë ende ndonjë përmirësim financiar nga ajo.
Marrëveshja është deponuar në La Liga, por aty nuk është për shkak të kufizimeve financiare të Barcelonës. Bllokimi vjen për faktin se me kontratën e re klubi kalon fondet e pagave në dispozicion gjatë një sezoni.
Drejtuesit e Barcelonës po bëjnë vazhdimisht lëvizje për të përmirësuar situatën, por për momentin Gavi do të duhet të presë një pagë më të lartë në klubin e tij.
Pensionimi i Pique dhe largimi i Depay nuk mjaftojnë padyshim pasi ka edhe ndryshime të tjera në buxhet, ndaj Gavi mbetet në kontratën e nënshkruar si i ri. Pas përfundimit të procedurës, futbollisti i ri do të marrë përsipër edhe fanellën me numrin 6. Në një situatë të ngjashme janë edhe Balde dhe Araujo, kontratat e të cilëve janë në pritje të regjistrimit nga La Liga.