Gaza rrafsh me tokën, palestinezët s’kanë ku të strehohen

ina-online
ina-online

11/10/2023

Palestinezët në Rripin e Gazës me vështirësi kanë gjetur strehim teksa Izraeli ka bërë rrafsh me tokë pothuajse të gjitha lagjet.

Spitalet nuk janë të furnizuara dhe reduktimet e energjisë elektrike kanë zgjatur edhe më shumë tmerrin nga lufta që ka nisur pas sulmeve të militantëve të Hamasit në territorin e Izraelit.

Bombardimet kanë kthyer në rrënoja ndërtesat e enklavës bregdetare dhe një numër i madh i trupave është nën rrënoja.

Bombardimet kanë vazhduar edhe të mërkurën ani pse militantët besohet se po mbajnë peng 150 persona – ushtarë, burra, gra, fëmijë dhe pleq, në mesin e tyre edhe shtetas të huaj.

Izraeli kishte premtuar hakmarrje të paprecedentë kundër grupit militant të Hamasit që kontrollon territorin palestinez dhe nisi sulmin të shtunën ndaj Izraelit.

Lufta që vlerësohet se ka marrë jetën e 2 mijë e 100 personave nga të dyja anët, do të përkeqësohet – duke vështirësuar edhe më shumë jetën e njerëzve në Gaza.

Izraeli ka ndalur furnizimin me ushqim, ujë, karburante dhe pajisje mjekësore të territorit palestinez në të cilin jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Qasja e vetme nga Egjipti është bllokuar shkaku i bombardimeve afër kufirit.

Palestinezët janë strehuar në shkollat e Kombeve të Bashkuara ndërkaq grupet humanitare kanë bërë thirrje për hapjen e korridorit për të siguruar ndihma, teksa kanë paralajmëruar se spitalet janë të stërmbushur me të plagosur.

Autoritetet në Gaza kanë njoftuar se stacioni i vetëm i energjisë elektrike do të mbetet pa karburant gjatë orëve të ardhme dhe do ta lërë në terr krejt territorin palestinez.

Palestinezët janë të varur nga gjeneratorët, por nuk ka rrugë për furnizimin me karburante.

Izraeli të martën ka mobilizuar 360 mijë rezervistë dhe është duke u bërë gati për ofensivën tokësore në Gaza. Qeveria në këtë pjesë vazhdimisht ka qenë në presion për të rrëzuar Hamasin që ka kontrolluar territorin që prej vitit 2007.

Ky qëllim ishte konsideruar i paarritshëm në të kaluarën sepse do të duhej të ripushonte Rripin e Gazës, të paktën përkohësisht.

Hamasi sulmon aeroportin që devijoi fluturimin BA do të ateronte në

Një raketë ka goditur aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, ka thënë krahu i armatosur i Hamasit.

Një fluturim i British Airways pritej të ulej në aeroport këtë pasdite, por u devijua për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Brigadat Al Qassam thanë se “bombarduan” vendin në përgjigje të civilëve të shënjestruar nga Izraeli.

British Airways që atëherë ka pezulluar të gjitha fluturimet për në Tel Aviv, duke thënë se siguria është gjithmonë “prioriteti i saj më i lartë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

nxenesit idrizove shkolla

Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

James O’Brien Xhejms O Brajan

O’Brien: Struktura politike marrin para nga disa vende për të qenë kundër BE-së

Zekiri muhamed

Ja edhe sa muaj burg i kanë mbetur Zekirit që u dënua me 2 vite e gjysëm

Muhamed Zekiri

Muhamed Zeqiri dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

vetur-makin-brenda-shofer

FOTO/ Shtetasi suedez mori ‘rent a car’ Porsche dhe BMW në vlerë të 200 mijë € në aeroport dhe zhduket

Lavrov Shkup

Lavrov nervozohet me gazetarët në Shkup, ja skandali që bën?

muhamed zekiri

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit

INFO

NA NDIQ