Gazës urgjentisht i nevojiten 6,5 miliard dollarë për zhvendosje të përkohshme të palestinezëve

Picture of INA
INA

04/02/2025

Pas armëpushimit në Gazë, autoritetet palestineze kërkojnë miliarda dollarë ndihmë humanitare, pasi urgjentish u nevojiten makina për pastrimin e rrënojave, tenda dhe kampe për vendosjen e qindra mijëra banorëve të zhvendosur pas sulmeve izraelite.

Një përfaqësues i Administratës palestineze deklaroi se për nevoja urgjente nevojiten 6,5 miliardë dollarë për strehim të përkohshëm për mbi dy milionë njerëz në Gazë, para se të nisë procesi i rindërtimit afatgjatë i enklavës.

I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, të dielën e kaluar vlerësoi se rindërtimi mund të zgjasë 10-15 vite. Ndërkohë, banorët në Gazë duhet të gjejnë se ku të jetojnë.

Organizata palestineze Hamas, e cila pas armëpushimit përsëri e ndërmori kontrollin ndaj Gazës, pohon se urgjentisht nevojiten 200.000 tenda dhe 60.000 shtëpi montuese.

Në qytetin egjiptian El-Arish, jo larg kalimit kufitar Rafah, rreth 1.000 kamionë me ndihma – duke përfshirë ushqime, pajisje mjekësore, shtëpi montuese dhe tenda – janë duke pritur leje për të hyrë në Gazë.

Dy burime egjiptiane deklaruan se mekanizmi i rëndë për pastrimin e rrënojave është i gatshëm në kufi dhe është e mundur të dërgohet nesër.

Përfaqësuesi i Programit Botëror për Ushqim, Antoan Renar, deklaroi se importi i ushqimit në Gazë është rritur dy deri tre herë pas armëpushimit, por megjithatë ekzistojnë pengesa për dërgimin e pajisjeve mjekësore dhe strehimore, pasi Izraeli i konsideron ato për “dedikime eventuale të dyfishta” – edhe civile edhe ushtarake.

Më shumë se gjysmë milion njerëz, të cilët kanë ikur nga veriu u Gazës janë kthyer në shtëpitë e tyre, por aty hasën rrënoja dhe mbetje nga vendbanimet e tyre të mëparshme.

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË