Gazeta britanike: Shtatë arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

ina-online
ina-online

30 Qershor, 2023

E përditshmja britanike “Metro” me tirazhin më të lartë në vend (1.47 milionë), i ka kushtuar në edicionin e mëngjesit të sotëm një artikull promovues Shqipërisë.

Gazeta jep “7 arsye për të shkuar në Shqipëri”, të cilat variojnë që nga jeta e natës e deri tek kulinaria dhe natyra, duke e bërë kështu tërheqëse për shumë grupmosha të ndryshme.

“Mund të kërcesh tërë natën” është arsyeja e parë dhe jep si shembull festivalin butik “Kala”, i cili organizohet këtë vit për herë të parë në plazhin e Dhërmiut.

Arsyeja e dytë është “të qetësohesh në plazh”. Metro shkruan se vija bregdetare e Shqipërisë është e mjaftueshme e gjatë për ta eksploruar gjatë gjithë jetës. E përditshmja veçon rivierën e jugut, e cila është në një pjesë të madhe e pazbuluar dhe e pazhvilluar në një sens pozitiv.

Edhe pse nuk i mungojnë resortet luksoze, sipas Metro, vendi e kompenson këtë me plazhet e guvat e fshehura, si dhe me kampingjet e shpërndara përgjatë bregdetit.

“Të zbuluarit një botë të lashtë” është arsyeja e tretë, e cila risjell në vëmendje pasuritë e shumta arkeologjike të Shqipërisë dhe pikat e mbrojtura nga Unesco.

Në të shkuarën mbështetet edhe arsyeja e katërt: “të rijetuarit trazirat e pasluftës”. Bunkerët e mëdha antiatomike dhe muzetë që tregojnë historinë e komunizmit e bëjnë sipas gazetës britanike Shqipërinë një vend plot sekrete për të zbuluar.

Koktejlet dhe kryeqyteti shumëngjyrësh janë arsyeja e pestë për të vizituar Shqipërinë. Gazeta vlerëson transformimin e Tiranës dhe baret e shumta që kanë lulëzuar në hapësirën e ish-bllokut.

Kulinaria është arsyeja e gjashtë dhe Metro shkruan se turistët mund të kënaqen duke ngrënë pjata të shijshme që variojnë që nga sufllaqet, sallatrat, mishi e deri tek ushqimi i freskët i detit.

Në fund, Metro ka rezervuar si arsye shumë të rëndësishme për të vizituar vendin tonë edhe Alpet e Shqipërisë, si dhe Liqenin e Ohrit.

Këto janë vende ideale për të zbuluar më tepër mbi folklorin e vendit, jetën bujqësore të mbetur thuajse të pandryshuar për shekuj me radhë. Në lindje, shkrimi sugjeron të vizitojnë ujërat e kristalta të liqenit, por edhe qytetin e Pogradecit për të zbuluar më tepër mbi jetën e tij buzë liqenit.

Ashtu si për situatën ekonomike, edhe për besimin në institucione, shqiptarët janë më optimist se europianët, tregon barometri më i fundit i publikuar nga Komisioni Europian.

Për shqiptarët besimi në parlamentin e vendit, qeverinë dhe institucionet europiane është më i lartë sesa besimi i europianëve në këto tre institucione. Më shumë se gjysma e shqiptarëve, ose më saktë 54% kanë tendencën të kenë besim te parlamenti i vendit, kundrejt 34% të europianëve.

Sa i përket qeverisë ndërkohë, kjo normë zbret lehtë në 47%, por sërish mbetet bindshëm më e lartë se besimi i europianëve, që fiksohet në 35%. Sa i përket besimit te institucionet e unionit, 69% e shqiptarëve kanë vlerësim pozitiv, ndërkohë që për europianët kjo normë fiksohet në 42%.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besnik bislimi albin kurti

Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot do të vendosë për evidencën në regjistrat amë

airalb

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

afrim bunjaku

Tragjedia e dytë në familjen Bunjaku, policit të vrarë në veri të Kosovës i kishte vdekur djali para 10 vitesh

dushan janjiq

“Borrell të mos përfshihet, të kyçet NATO…”, analisti serb flet për opsionin e rikthimit në dialogun Kosovë-Serbi

Manastiri Banjskes zvecan

Sot vendoset se si të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

INFO

NA NDIQ