Gazeta franceze për Shqipërinë: Perlë e Ballkanit

ina-online
ina-online

9 Gusht, 2023

“L’Est Républicain” zbulon për pushuesit franceze 10 vende për t’u vizituar në Shqipëri

Nga veriu në jug, 10 vendet më të bukura në Shqipëri për t’u vizituar renditen në gazetën e njohur në Francë “L’Est Républicain”. Media franceze fton pushuesit të zgjedhin Shqipërinë duke shërbyer si një guidë e plotë për malet, qytetet dhe detin.

Ksamili renditet në vendin e parë, duke përshkruar ujin e kristaltë dhe rërën e pastër. Sipas medias franceze, ky plazh nuk të bën të kesh zili aspak Greqinë fqinje.

Surprizë për francezët janë alpet në veri të vendit, të cilat i konsiderojnë një domosdoshmëri për adhuruesit e shëtitjeve në natyrë. Një thesar historik është konsideruar qyteti i Beratit, pa lënë pas kështjellën madhështore të Rozafës në Shkodër.

Një tjetër vend që duhet vizituar me patjetër sipas gazetës së njohur në Francë është Thethi, një perlë arkitekturore, ku ndër të tjera i vlerësohet mikpritja.

Një qytet historik, me shtëpi të zbardhura dhe rrugë të pjerrëta mesjetare, përshkruhet Gjirokastra, e cila gjithashtu është përfshirë si alternative e gjashtë në guidën e gazetës “L’Est Républicain”.

Nuk mund të mungonte thirrja për të vizituar Parisin e vogël Shqiptar, Korçën. Tirana, Liqeni i Komanit dhe Butrini janë gjithashtu në listën e sugjerimeve, për të vizituar gjatë pushimeve në Shqipëri.

Ky artikull është shpërndarë dhe nga kryeministri Rama i cili ndër të tjera ka njoftuar se mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga Janari deri në Korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar./TV Klan

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

INFO

NA NDIQ