Gazeta gjermane: Hashim Thaçi po bën pazare sekrete me Beogradin për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale

0

Gazeta ditore në Gjermani “Süddeutsche Zeitung”, ka publikuar versionin e saj për ditën e nesërme, ku në theks të veçantë ka shkruar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Kjo gazetë shkruan se Thaçi po kritikohet për pazare të fshehta me Beogradin që sipas tyre po bëhet për t’i rregulluar atij imazhin ndërkombëtarë si dhe për t’i sjellur atij një marrëveshje me Gjykatën Speciale në Hagë.Kjo sipas mediumit po bëhet për shkak se Thaçi si ish-lider i UÇK-së, mund të ftohet nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.