Gazeta gjermane: Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?

INA
INA

05/06/2023

Një prej gazetave më të njohura gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung hedh hije të forta dyshimi në një artikull të saj lidhur me lëvizjet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shkrimi i përgatitur nga Michael Martens, i cili e pati intervistuar Kurtin para disa muajsh, konsiderohet mjaft i rëndë, e kjo shihet që tek titulli: “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?”

“Politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit”, ka shkruar mes të tjerash Martens, në një pohim mjaft të ashpër, të cilin tenton ta argumentojë duke treguar sesi një konflikt i ri në ‘oborrin ’ e Europës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë, dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tani. Megjithatë, Kurti, në mënyrë të panevojshme, po ia bën të gjithë këtë mjaft të lehtë”, theksohet në shkrim.

Autori përmend marrëveshjen e vitit 2013, që parashikon edhe krijimin e Asociacionit përveç integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës. Ai mendon se Kurti po e pengon krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë me “arsyetime pjesërisht të dobëta”.

“Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtësisht këtë instrument Vuçiçit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme e ato do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin Kosovar”, argumenton Martens.

Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiçit për destabilizimin e Kosovës dhe për t`ia hedhur fajin Prishtinës për një gjë të tillë. “Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit”, shkruan ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Gjykata dënon me 62 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

vucic-kurti

Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

vucic un

Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë

vucic okb

VIDEO/Reagimi i Vuçiqit kur Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

vjosa osmani okb un

Osmani në KS të OKB-së: Elhame Muqolli ishte vetëm 14-vjeçe kur forcat serbe vranë dhe dogjën 53 civilë

vucic un

Vuçiqi vazhdon me ”përalla”, pretendon se shtypja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

vucic vjosa osmani

Nis seanca për Kosovën në OKB, Osmani përball Vuçiqit

INFO

NA NDIQ