Gazeta italiane: Greqia bllokon Shqipërinë për shkak të Çamërisë! Ja pse duhet të flasim për persekutimin e shqiptarëve

ina-online
ina-online

30/11/2023

Një nga arsyet e bllokimit që Greqia i bën Shqipërisë, është edhe çështja e Çamërisë, kështu thuhet në një artikull të gazetës italiane “ilriformista.it”.

Teksa bëhet një pasqyrë e shkurtër historike e asaj që ndodhi në Çamëri, gazeta italiane thotë se është e rëndësishme të flitet gjithjë e më tepër për atë që në të vërtetë ndodhi, që ishte persekutimi dhe shpërngulja masive e shqiptarëve nga ushtria greke.

Në vitin 1940 Greqia vendosi ligjin e luftës me Shqipërinë, ligj që e ka në fuqi ende sot, nënvizohet në artikull, teksa theksohet fakti se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet etnik apo linguistik.

Megjithatë, sipas artikullit, në rajonin e Çamërisë, jetojnë ende rreth 40 mijë çemër ortodoksë.

“Çameria është një nga rajonet e shumta të të Ballkanit me një pakicë dhe një histori komplekse që ndikon në marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve.

Historia dhe kultura e saj duhet të hulumtohen në thellësi për të zgjidhur tensionet politikisht. Në fakt, diversiteti kulturor dhe pakicat janë një pasuri dhe një karakteristikë themelore e Ballkanit.

Por kjo pasuri duhet të përdoret pozitivisht, në mënyrë gjithëpërfshirëse, jo të shfrytëzohet për të ndarë. Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në mbrojtjen e tij”, përfundon artikulli i gazetës italiane.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shpetim idrizi

Idrizi: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

komuniteti mysliman në shqipëri

Sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, ja kush janë 3 kandidatët! (FOTO)

berisha rama meta

Sondazhi: Cili nga politikanët është më i ndershëm? Rama, Berisha, Basha apo Meta!

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

aksident-kercove-780x439

Aksident i rëndë në Kollar të Kërçovës, raportohet për viktima

IMG_9408

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

INFO

NA NDIQ