Gazeta më e madhe belge promovon Shqipërinë: Maldivet në zemër të Europës. Plazhi i Ksamilit s’duhet humbur

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Janar, 2023

Gazeta më e madhe belge “Le Soir” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë.

Pas britanikes BBC, media e njohur belge, i ka bërë ftesë ndjekësve të saj për vizituar Shqipërinë të cilën e ka cilësuar si Maldivet në zemër të Europës.

Bukuritë natyrore të Shqipërisë po gjejnë çdo ditë pasqyrim në mediat e huaja.

Pas botimit të guidës franceze ‘Petit Futé’ për turizmin në vendin tonë edhe gazeta më e madhe në Belgjikë Le Soir ka sugjeruar vendin tonë për t’u vizituar.

Në një artikull kushtuar plazheve që duhen vizituar në vitin 2023, Le Soir shkruan se nuk duhet humbur Ksamili, duke e konsideruar si “Maldivet në zemër të Europës”.

“Pas BBC në Britani, ftesa e radhës vjen nga gazeta më e madhe në Belgjikë #LeSoir që në këto ditë të para janari promovon Shqipërinë si “Maldivet në zemër të Europës”, duke i bërë jehonë plazheve të Ksamilit, gjireve të vijës bregdetare, akomodimit në hotelet cilësore dhe siteve arkeologjike që duhen vizituar se s’bën”, shkruan Rama.

Pjesë nga artikulli

Po sikur t’ju thoshim se mund të gjeni plazhe si në Maldiveve pa u larguar nga Evropa? E keni të vështirë ta besoni? Në Tik-Tok dhe Instagram një destinacion është gjithë bujë: është Shqipëria, e pozicionuar në gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore. 2136 kilometra larg kryeqytetit tonë, Shqipëria shfaqet si një vend ideal për ata që janë në kërkim të hapësirave të mëdha si parajsë. Në rrjetet sociale tashmë përdoret edhe pseudonimi “Maldives of Europe”.

Ksamili, i vendosur në jug të vendit konsiderohet një nga plazhet më të bukur në Evropë. Për shkak se Riviera Shqiptare është shumë më shumë se 100 km vijë bregdetare, ajo ka gjithashtu limane të fshehura dhe zona arkeologjike që lënë pa frymë. Prej disa kohësh, Ksamili është kthyer në vendin e duhur dhe mund të gjesh shumë hotele luksoze që të kujtojnë ato në Maldive. Një nga pikat më të nxehta? Padyshim plazhi i Pemës së Thatë, me shezlongët me rrjetë me pamje nga deti./m.j

Artikulli i plotë:  kliko LINKU-n

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

Saimir_Tahiri

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

policia-italiane

Ngjarja e rëndë në Breshia të Italisë, viktima dhe autori nga Lezha

Policia-shqiptare

Vodhi dhe rrahu dy shtetas, arrestohet polici në Shkodër

edi rama

Rama: Shpresoj që tri kërkesat e BE-së të plotësohen menjëherë

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

defender shqiperi

Përmbyllet “Defender Europe 2023” në Shqipëri,

INFO

NA NDIQ