Gazeta serbe “Politika” sulmon Ibrahimin

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

Propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka dridhur jo vetëm Shkupin, por edhe Beogradin.

Gazeta serbe “Politika”, e afërt me regjimin e Vuçiqit, ka sulmuar në një shkrim të sotëm Zeqirija Ibrahimin për këtë nismë. Sipas tyre, qëllimi i nismës është që të ndihmohet Kosova dhe kryeministri i saj Albin Kurti, duke dëshmuar se presioni për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të ketë efektin domino në rajon, shkruan InfoShqip.

“Kjo dalje politike e Alternativës me propozimin për formimin Asociacionit të Komunave Shqiptare mund të shihet si një përpjekje për të penguar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe si mbështetje për kryeministrin e Prishtinës, Albin Kurtin”, shkruan mes të tjerash gazeta serbe.

Gazeta serbe gjithashtu spekulon se qëllimi final i Alternativës, përveç që të ndihmojë pozicionin e Kosovës në bisedime, mund të jetë bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet, agjendë për të cilën mediat serbe e akuzojnë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Idenë e Sekretarit të Përgjithshëm të Alternativës për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka përkrahur edhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti. Kjo ide u refuzua menjëherë nga krerët e partive maqedonase, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët edhe pse ishte pro kësaj ideje në vitin 2017, tani me hyrjen në qeveri e kundërshton atë, duke u rreshtuar në një vijë me qëndrimin e Kovaçevskit./InfoShqip.com

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË