Gazeta spanjolle: Manchester United e do Raphael Varanen e Real Madridit

Manchester United është gati që të ofrojnë 86 milionë funte për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, raporton gazeta spanjolle “AS”, përcjell Zeri.info.

Anëtarit të “Los Blancos” i skadon kontrata në vitin 2022 dhe “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesimin për shërbimet e tij.

Sipas “AS”, e ardhmja e Varanes te Real Madrid ende është e paqartë.

Kapitenit të Realit, Sergio Ramos në fund të sezonës i përfundon kontrata dhe largimi francezit do të ishte rrezik i madh për klubin madrilen, pasi do i humbte dy mbrojtësit kryesor. /Zeri.info.