Gazetarët e mjerë në Prishtinë deshën të tregohen më inglizë se motra e tyre Rita Ora

Publicisti dhe gazetari i mirënjohur Emin Azemi ka shpërthyer i revoltuar ndaj disa gazetarëve që ishin në konferencën e Rita Orës në Prishtinë.

Ja postimi i plotë:

MJERIMI NË MAJE TË PLEHIT!

Ose serbisht ose anglisht… shqiptari diçysh e ka në gjak me iu fut në b…. të huajve…. kësaj radhe gazetarët e mjerë në Prishtinë deshën të tregohen më inglizë se motra e tyre Ora, e cila si për gjak i luti t’i bëjnë pyetjet shqip, se i kupton e i merr vesh, veç çka s’tha e sikletosura çikë: “jam njëra prej juve….” por ata veç inlgizçe se ilngizçe…. Tu dasht me fol serbçe, herë herë me atë LL-në (moLLim vas…) e përdorur vend e pa vend, të njejtit gazetagji e bëjnë helaç të folmen publike dhe tregojnë sa të vockël janë teksa ngrihen në maje të gishtave në kaklec të plehit për të kikirisur më fortë piskamen e tyre inferioere… mjerimi brina ska!