Gazetari: Ahmetaj është larguar nga Shqipëria që të premten! Ja ku është arratisur

ina-online
ina-online

11 Korrik, 2023

Ditën e sotme u mësua se SPAK i ka kërkuar Kuvendi të Shqipërisë, heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, për ta arrestuar atë për tre akuza penale.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se Ahmetaj nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë. Sipas gazetarit, ai është larguar drejt një vendi fqinj dhe e ka kaluar kufirin ditën e premte.

“Gjatë ditës së sotme, që nga momenti kur doli lajmë se kërkesa e SPAK i është drejtuar Kuvendin për imunitetin e Ahmetajt, pyetja e parë dhe verifikimi u parë që tentuam të bënim ishte vendndodhja e zotit Ahmetaj.

Nga kontakti që kam patur sot, më rezulton që ai nuk është në Shqipëri, por këtë do ta shohim nesër, kur ai do të duhet të paraqitet në zyrat e Kuvendit, gjatë kohësh që do të merret në shqyrtim

Të premten ai ka lëvizur nga Shqipëria. Është regjistruar në sistemin TIMS. Ka kaluar me pasaportë të Shqipërisë dhe ka lëvizur drejt një vendi të BE, në kufi me Shqipërinë.

Sot u tha që është brenda territorit, kam ndjekur me vëmendje, reagimin e avokatit. Kjo do të verifikohet nesër. Në rastet e mëparshme kemi parë që kur kërkesa u është drejtuar Kuvendit, ata janë paraqitur në seancë.

Nuk do të çuditesha nëse Ahmetaj nuk paraqitet. Nëse ndjekim precedentët e tjerë, të zotit Koka dhe Bllako. Zoti Koka ka dy vjet aty dhe nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Ka dy vjet brenda.

Ai nuk iu fsheh arrestimit edhe pse u njoftua përpara. Ka dy vjet dhe nuk ka një vendim gjykate të shkallës së parë”, deklaroi Hoxha.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

IMG_5153

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

IMG_5152

Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Bajram Begaj Escobar

Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

popullsia-750x430-733x420

Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

policia-shqiperi shqiptare

Zbulohet depoja me tritol, granata e armë zjarri në Shkodër, arrestohet 68-vjeçari

Arjan Cani Ardit Bido

Trego si e more pasaportën greke, Bido i’a përplas në sy Arian Çanit (VIDEO)

rudina dervishi

Ndërroi jetë gazetarja e njohur shqiptare, Rudina Dervishi

INFO

NA NDIQ