Gazetari bën parashikimin: Rama do japë dorëheqjen së shpejti!

0

Gazetari Arion Sulo mendon se më 18 tetor liderët e BE-së nuk do të votojnë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ai shton se si pasojë e përgjigjes negative, kryeministri Edi Rama do të detyrohet që të largohet nga detyra.

“Kanë mbaruar punë me Ramën ndërkombëtarët. Ne harruam datën 18. Në datë 18 ne kemi vendimin për negociatat. Nuk do hapen. Ka 4 vjet që jemi për të marrë vendimin e negociatave dhe 4 herë refuzim. 4 vjet në qeverinë Rama jemi justifikuar me gjeopolitikën, me konfliktet e brendshme, po tani që ikën Maqedonia e Veriut? Maqedonisë do t’i thuhet “Po” pa kushte.

Ikën kryeministri menjëherë. Do lerë fëmijët tanë te dera e mbyllur e Evropës. S’ka portë për ne të hapur. Do ketë një zhvillim politik ky vendim për ne.”, tha Sulo në emisionin “360 gradë” në Ora News.