Gazetari Berisha ka një mesazh për Ali Ahmetin

0

Ejup Berisha

O Ali Ahmeti Demokracia nuk zbatohet me fshesë të madhe.

Ne një Demokraci të mirfilltë antarët e partisë e shkarkojnë liderin e Partisë e jo anasjelltas. Kur thanë se ka shkarkime të mëdha në BDI unë mendova se është vepruar si në Demokraci por jo qenka vepruar me të vjetrën si në Komunizëm apo në autokraci.Kshtu pra ndër shqiptarë praktikohet demokracia me fshesa radikale. Dhe ne e dimë dhe na është e cartë se lideri i Partisë mund ta shkarkoj tërë antarsinë e partisë e antarsia asnjèher në historinë e pluralizmit te ne ta shkarkojë asnjë lider partie.
Shkarkime masovike përher kanë bërë diktatorët më të mëdhej të botës sepse ata nuk kanë pasur se kuj ti japin llogari ndërsa në sistemet demokratike ndryshimet mund të bëhen por me respektimin edhe të mendimit të bazës jo vetëm në bazë të bindjeve të një individi. Ku është demokracia në Partitë politike shqiptare askundi ndërsa autokracia është gjithkundi.Ma gjeni Ali Ahmetin Liderin e BDI-së ti mbaj ligjërata gratis për Demokraci