Gazetari i Klan Macedonia, Furkan Saliu për herë të dytë viziton shtetin e Ukrainës pas nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai në një transmetim drejtpërdrejt nga qyteti ukrainas, Lviv ka raportuar se në këtë vend mbizotron një situatë krejt tjetër nga ajo që jemi duke parë në zonat tjera të Ukrainës ku po zhvillohen luftimet, transmeton ina-online.
“Mbrëmë kemi arritur në Lviv të Ukrainës, këtu qyteti funksiononte sikur të mos ketë luftë, sikur asgjë nuk po ndodhë, baret, restaurantet, duqanet të gjitha po funksionojnë, por shenja e parë që vërejtëm që këtu po ndodh diçka e pazakontë po ndodh në këtë shtet ishin televizionet, ku të gjith televizionet po transmetojnë lajmet e gjërat tjera që këtu ka luftë, e më pasë dëgjuam disa herë sirenën për ndonjë sulm të mundshëm ajror. Por për ta kuptuar se këtu vërtetë është një gjendje e rëndë dhe një luftë e madhe, tregojnë pamjet në stacionet hekurudhore këtu në Lviv, me mijëra njerëz janë duke pritur që të largohen nga Ukraina në drejtim të Polonisë.” – theksoi Saliu.
Saliu shpjegoji që sfida më e madhe në Lviv të Ukrainës është menaxhimi i situatës, ku i tërë qyteti është mobilizuar që të ndihmon qytetarët që vijnë nga zonat e luftës.