Gazetari i “Nacionales” Vullnet Krasniqi javën e kaluar u arrestua për drogë nga Policia e Kosovës, shkruan Kosovanews

ina-online
ina-online

26 Gusht, 2023

Në fillim të këtij muaji Policia e Kosovës organizoi operacionin “Goditja” një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit . Gjatë këtij operacioni u arrestuan qindra persona nëpër të gjithë Kosovën gjatë kontrolleve të policisë u konfiskuan me dhjetëra armë dhe u konfiskuan edhe lëndë narkotike.

Sipas burimeve të KosovaNews në pranga të policisë kishte rënë edhe gazetari i gazetës “Nacionale” Vullnet Krasniqi të cilit policia i kishte zënë në posedim një sasi lëndësh narkotike.

Në mëngjesin e hershëm të 18 gushtit të së premtes së kaluar, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Goditja” në Rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë BMW dhe gjatë kontrollit të saj, tek një person, është gjetur një sasi e substancës narkotike “Amphetamine”.

Policia e Kosovës këtë rast e kishte paraqitur edhe në raportin 24 orësh të datës 19 gusht por pa dhënë detaje e as iniciale për personin e arrestuar.

KosovaNews ka kontaktuar me gazetarin Vullnet Krasniqi për ta pyetur se a është kapur me drogë mëngjesin e 18 gushtit nga ana e policisë? Por Krasniqi e ka mohuar se kjo është e vërtet duke thënë se për këtë gjë e kishte pyetur edhe një gazetar tjetër por kjo nuk është e vërtetë.

“Jo, Jo nuk jam kanë unë se me pas kanë unë kjo gjë ishte bërë publike nëpër media” ka thënë ndër të tjera për KosovaNews Vullnet Krasniqi

Por në një raport të policisë të cilin e ka siguruar KosovaNews figuron se i arrestuari është pikërisht gazetari i gazetës “Nacionale” Vullnet Krasniqi të cilit i figuron edhe numri personal i letërnjoftimit me të dhëna të tjera të detajuara.

Në këtë raport thuhet se pas kontrollit të detajuar nga policia e antidrogës Vullnet Krasniqit i ishte zënë në portofolin e tij një sasi droge pluhur i bardhë e llojit “Amphetamine”.

Për dallim nga rastet tjera kur poseduesit e substancave narkotike ndalohen për së paku 48 orë, Vullnet Krasniqi me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

KosovaNews i ka dërguar pyetje edhe policisë së Kosovës për ta konfirmuar se a bëhet fjalë për gazetarin Vullnet Krasniqi por në përgjigjen nga drejtoria e policisë ata nuk e kanë mohuar duke thënë se: “Referuar kërkesës suaj ju informojmë se bazuar ne ligjin mbi mbrojtjen e te dhënave personale, PK-ja nuk mund te japë informacione kriminale te personave/qytetareve, përjashtuar kur organet kompetente te drejtësisë e kërkojnë këtë” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e policisë.

Substanca e cila i është gjetur gazetarit Krasniqi “Amphetamine” është substancë narkotike sintetike, e cila shërben si stimultant i sistemit nervor. Ajo shkakton pasoja të dëmshme tek përdoruesit si probleme të zemrës deri edhe në atak kardiak, humbje të oreksit, pagjumësi, probleme të sjelljes që përfshijnë konfuzion, paranojë, impulsivitet dhe sjellje të dhunshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

vjosa osmani biden

“Vjosa Osmani e ka marrë këtë garanci nga Joe Biden”/ Profesori jep mesazhin e fuqishëm për Kosovën

operim-transplant-zan-mitrev-operacion

Mjekë nga Turqia me stafin vendor operuan 12 fëmijë në QKUK

policia kosoves

Tre serbët e arrestuar për krime lufte ishin lokalizuar nga AKI

Donika Gervalla

Gërvalla i reagon Vuçiqit: Pavarësia e Kosovës nuk shkel Kartën e OKB-së

Zoran Milanoviq - Aleksander Vuçiq

Përplasja indirekte e Vuçiqit e Milanoviqit rreth Kosovës

escobar eskobar gabriel

​Escobar: Nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie të Miroslav Lajçak

svecla xhelal

Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës mbrëmë në Veri erdhi nga Vuçiqi

INFO

NA NDIQ