Gazetari i njohur ‘habit’ me parashikimin: Kjo do të ndodhë nëse Ukraina reziston edhe pak ditë

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/03/2022

Gazetari dhe njohësi i çështjeve të Evropës lindore, Sergej Sumlenny, thotë se ushtria ruse është gati të kollapsojë. Sipas tij, Rusia s’ka rezerva dhe tanket që i dërgon në front janë të vjetër.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se rusët janë përpjekur të shfrytëzojnë kamionët e shenjën e Kryqit të Kuq për të transportuar armatim.

“E di që tingëllon e çuditshme por ndjehet se Rusia dhe ushtria e saj janë gati të kolapsojnë. Rusia padyshim nuk ka rezerva të mbetura: tanket që ata dërgojnë në front janë shumë të vjetër, pa forca të blinduara aktive, duken si makina stërvitore. Ata nuk kanë kamionë, duke përdorur ato civile. Bombardimet ruse të qyteteve të Ukrainës janë e kundërta e asaj që një komb që është gati të pushtojë fqinjin e tij të pasur (dhe provinca ukrainase është më e pasur se ajo e Rusisë) është një shenjë dëshpërimi. Pikërisht si përpjekja për të përdorur kamionët e shënuar me Kryqin e Kuq si transportues municionesh”, ka shkruar ai.

Sumlenny gjithashtu ka bërë me dije se numri i aeroplanëve luftarakë dhe helikopterëve rusë që po rrëzohen nga Ukraina po shtohet.

“Ditëve të fundit, numri i aeroplanëve luftarakë dhe helikopterëve të Rusisë që po rrëzohen nga ushtria ukrainase po shtohet. Të paktën 4 aeroplanë luftarë dhe një helikopter. Jemi në ditën e 10 të luftës dhe mbrojtja ajrore ukrainase po funksionon dhe pilotët elitarë rusë po vdesin”, ka shkruar ai.

Ai thotë poashtuse rusët s’po munden t’i koordinojnë veprimet dhe për këtë arsyet komandantët e ushtrisë ruse po detyrohen të afrohen në vijat e frontit. Tutje, gazetari Sumlenny ka listuar edhe disa faktorë që sipas tij së shpejti do të krijonë probleme të brendshme për Rusinë siç janë sanksionet, rënia e valutës ruse, tërheqja e kompanive perëndimore nga Rusia.

Sergej Sumlenny është një gazetar, ekspert politik dhe shkrimtar me origjinë ruse. Ai punoi në Moskë për transmetuesin kryesor televiziv gjerman ARD dhe ishte kryeredaktor i një programi lajmesh në transmetuesin rus të biznesit RBC-TV. Ai ka hulumtuar gazetarinë politike në Gjermaninë e pasluftës dhe ka mbajtur një Fellowship tek Kancelari Federal Gjerman. Që nga viti 2005, ai jeton në Frankfurt dhe Berlin, ku shkruan për revistën kryesore ruse të ekonomisë Expert.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË