Gazetari i njohur maqedonas zbulon detaje nga afera “Reket”, përmend ministra dhe funksionarë të Qeverisë Zaev

0
Foto e huazuar nga portali Lider

Gazetari i njohur Branko Gerovski përmes një shkrimi në portalin e tij “Plusinfo” ka dhënë detaje me emra dhe mbiemra për rastin “Reket”, ku i dyshuari kryesor është Bojan Jovanovski, për shantazhimin dhe përfitimin e 1.5 milionë eurove nga një i dyshuar i Prokurorisë Speciale, gjegjësisht biznesmeni Orce Kamçev. Në këtë rast ai ka përmendur edhe kryeprokruroren e dorëhequr speciale, Katica Janeva, që sipas tij, amerikanët tashmë kanë dhënë sinjalin e qartë se nuk e përkrahin ate dhe se duhet hetim i thelluar lidhur me këtë rast të rëndë për drejtësinë e vendit, përcjellë INA.

Gerovski ka përmendur edhe lidhjet e disa personaver të organizatës “Lidhja Ndërkombëtare” që drejtohej nga Jovanovski – Boki 13. Sipas Gerovskit, deputetë të LSDM-së dhe familjarë të ministrave e funksionarëve të tjerë kanë qenë pjesë e kësaj organizate. Ai ka përmendur edhe familjarë të gazetarëve të njohur që ishin pjesë e organizatës. Në rrjetin e të dyshuarve janë edhe biznesmenë, ndërsa më skandaloze janë “Memorandumet” e nënshkruara mes kësaj organizate dhe disa ministrave për ndërtime të banesave sociale dhe personave me nevoja. Më tepër hollësi sjellë shkrimi i publikuar në Plusinfo.mk, ku Gerovski i shpjegon të gjitha detajet. (INA)