Gazetari serb Kurtit: Kthehem në Kosovë, e padurueshme diktatura e Vuçiqit

INA
INA

07/02/2024

Gazetari serb, Radomir Dimiq ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që t’iu sigurojë kushte serbëve që kanë jetuar në Kosovë që të kthehen në vendlindje, pasi konsideron se Serbia i është bërë strehimore e zorit dhe se nuk mund të jetojë në regjim diktatorial të Aleksandër Vuçiqit.

Dimiq mes tjerash, në kërkesën drejtuar kryeministrit Kurti, të cilën e ka siguruar RTK, ka thënë se Kosova është atdheu i tij.

“I nderuar kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në harmoni me thirrjen tuaj publike për kthimin e serbëve të Kosovës, ju drejtohem personalisht që të më mundësoni dhe të më siguroni kushte ekzistenciale në vendlindjen time, pas 20 e më shumë viteve ekzil në Serbi e cila në saje të rrethanave të krijuara më është bërë strehimore e zorit”, ka nisur ai thirrjen e tij.

Ai ka thënë se Vuçiq është diktator, i cili bazohet në industrinë e një sistemi popullist.

“Unë nuk dua të jetoj në një regjim diktatorial, i cili bazohet në industrinë e sistemit popullist të një diktatori me 12 vjet pushtet e diktaturë. Unë si kosovar jam i përkushtuar me gjithë qenien për një Kosovë Demokratike Evropiane. Dua të bëjë gjithçka për ndërtimin e mirëbesimit të serbëve të Kosovës”, vijoi ai, derisa shtoi se beson fuqishëm në një të ardhme të përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve

Dimiq ka theksuar se pret përgjigje si një njeri, i cili nuk ka vendlindje tjetër përveç Kosovës./RTK/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cccc-600x360

Përplasje Zagreb-Beograd, kryediplomti kroat: Serbia e obsesionuar me Kroacinë, Vuçiq histerik

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

serbia rusia

Gazetarë nga Ballkani Perëndimor me lidhje me OJQ-në AJKF, e cila dha grante për promovimin e narrativave ruse. Kush është nga Maqedonia e Veriut?

Plazh greqi hanioti

Pushimet në Greqi sivjet shtrenjtohen për 20-30%

termet

Regjistrohen disa tërmete në Kroaci

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, përmendet edhe Kosova

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

radojcic milan

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

INFO

NA NDIQ