Gazetari serb tregon se ku ndodhet Radojçiqi dhe me çfarë aktiviteti po merret

ina-online
ina-online

30/03/2024

Kanë kaluar gati tre muaj, që kur Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Mirëpo, kryekrimineli Radoiçiq ende nuk është arrestuar ose dorëzuar drejtësisë.

Pas sulmit në Manastirin e Banjskës, Radoiçiq – i cili është i përfshirë edhe në listën e zezë amerikane për pjesëmarrje në krim të organizuar ndërkombëtar – ka shkuar në Serbi.

Që nga ajo kohë nuk dihet vendondodhja e kryekriminleit, derisa po vihet në pikëpyetje mundësia që Serbia t’ia dorëzoj Radoiçiqin INTERPOLIT.

E në lidhje me këtë çështje foli politologu dhe gazetari serb, Boris Varga.

Si fillim, ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” hedhi dyshime se Serbia do e dorëzojë Radoiçiqin para drejtësisë, duke potencuar faktin se të gjithë ata patriotë që u ekstraduan nga shteti serb për në gjykatat e huaja – u bënë “heronj”.

“Ka më shumë gjasa që Radoiçiq të jetë i padisponueshëm për autoritetet sesa që Vuçiq t’ia dorëzojë INTERPOL-it. Në Serbi të gjithë ata patriotë që u ekstraduan në gjykatat e huaja – u bënë “heronj”. Nga ana tjetër, do të ishte “tradhti”, sepse Radoiçiq duhet të ekstradohet jo për shkak të korrupsionit, por për shkak të sulmit terrorist, i cili festohet si një “goditje heroike” në çdo cep të Serbisë, në fshatra dhe në tabela”, deklaroi gazetari serb.

Po ashtu, Varga vlerësoi se më parë Radoiçiqi arratiset në Rusi, sesa që ekstradohet në Kosovë.

Ndër të tjer, ai foli edhe për veprimtarinë kriminale të ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe lidhjet e tij me njerëzit e pushtetit në Serbi.

Më shumë do të besoja se Radoiçiq do të zhduket nga Serbia, le të themi të arratiset diku në Rusi, sesa të ekstradohet në Kosovë. Radoiçiq është një person, aktivitetet kriminale të të cilit dhe tenderët e manipuluar të biznesit çojnë drejtpërsëdrejti tek njerëzit më të lartë në pushtet në Serbi. Por ka edhe një specifikë tjetër të politikanëve në Serbi, e ajo është se nën presionin ndërkombëtar ose me frikën e humbjes së pushtetit, herët a vonë, ata do t’i dorëzojnë të gjithë “heronjtë” e tyre”, përmbylli Boris Varga për “Bota sot”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

vucic un

Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë

vucic okb

VIDEO/Reagimi i Vuçiqit kur Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

vjosa osmani okb un

Osmani në KS të OKB-së: Elhame Muqolli ishte vetëm 14-vjeçe kur forcat serbe vranë dhe dogjën 53 civilë

vucic un

Vuçiqi vazhdon me ”përalla”, pretendon se shtypja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

vucic vjosa osmani

Nis seanca për Kosovën në OKB, Osmani përball Vuçiqit

veri

DW/ Kosova: Përgjegjës Beogradi për dështimin e votimeve në veri

Vjosa Osmani

Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton sot për Kosovën, Osmani përballet me Vuçiç

INFO

NA NDIQ