Gazetari shqiptar nga Zvicra: Për qebapa mos shkoni në Shqipëri…

Shkruan: Bekim Dalipi
Pas nje maratone te gjate me motor duke rrugetuar Kosoven, pjesen shqiptare te Maqedonise dhe Shqiperine nga veriu deri ne jug, hapa sot Facebookun nga balkoni i qytetit te zhurmshem, Gjilanit -dhe shoh ne blogun tim pyetjen: Çfare po mendon, Beks.
Une sapo kisha shperndare nje shkrim te albinfos me 10 plazhet me te mira te Shqiperise -kete kisha ne mendje – kuptohet, kenaqesine qe me kishte dhuruar vendi im (ame) me ushqim deti te shkelqyer, dhoma komode e hotele te mira.
Plazhe fantastike e me uje te kristalt. Kete po mendoja e po thoja sa mire qe ishte; sa i mahnitur qe isha me ato pamje e me sa shume energji per jeten e vendin te cilit edhe une i takoj, po kthehesha ne Kosove.
Megjithate, pjesa qe po me prishte harmonine e me nxiti te shkruaj, jane komentet fyese e poshteruese te disa kosovareve per Shqiperine e shqiptaret. Ketu kam fjalen per nje pjese te shqiptareve te çuditshem te Kosoves, te cilet komentojne ne rrjete sociale (edhe ne albinfo.ch) per Shqiperine dhe shqiptaret e atij vendi me rende e me peshtire se per (ta zeme serbet) armiqte qe na kane djeguar, dhunuar e vrare. Kjo eshte e rende per mua dhe per gjithe ata shqiptare te Kosoves qe ne Shqiperi kalojne pushimet, kane lidhur miqesi e, e konsiderojne Shqiperine pjese te pandare te ekzistences sone. Per me teper kjo nuk eshte e vertet. Ata po genjejne. Mund te kemi raste individuale te mbyllura, por nuk guxojme ti pergjithesojme. Soji i tyre neper Serbi e ne raport me ta kalojne si miu e gelltisin çdo lloj fyerjeje. Kurse ne Shqiperi bertasin e fyejne edhe kur ju thone shendet.
Une per vete, jo me larg se mbreme vone jam kthyer per te dyten here nga Shqiperia i lodhur, por i lumtur, pasi kisha bere nje trip te gjate me Plisat e ne shoqeri te klubit motoristik #EnduroAlbania. Me ta e ne percjelljeje te tyre gjate gjithe kohes, ne kemi perjetuar nje nga mikpritjet me te ngrohta vellazerore. Na kane derguar ne restorantet me ekskluzive e kemi ngrene ushqimet me te mira te detit pa paguar asnje lek. Madje, as qe behej fjale te paguanim ne; e merrnin per ofendim. Mikpritja shqiptare e shqiptareve te Shqiperise, le mbrapa mikpritjen qe ofrojme ne kosovaret. Kete perjetim e bindje kam krijuar une pasi ka disa vite qe kaloj pushimet atje.
Po ju sjell edhe nje shembull; ne Ksamil bej çdo vere pushimet ne #Heksamilhotel dhe sivjet isha disa dite edhe ne #Areahotel, meqe Hekasmili ishte i mbushur dhe une kisha shkuar pa rezervim, ashtu siç dime ne kosovaret🙂
Me pronaret e Heksamilit kam lidhur nje miqesi qe nuk e imagjinoj dot te shkoj diku tjeter kur bej pushimet ne Ksamil. Jane shume korrekt, sherbejne ushqim te mire, kane dhoma komode e te medha. Kurse çmimet (per mua) sikur te kisha mbyllur me ta nje abonoment per 10vjet. Nuk jane rritur asnjehere.🙂
Per me teper jam befasuar me mikpritjen e hotelit Area. Vete pronari per çdo dite me ka ftuar disa here per kafe e raki dhe kurre asnjehere nuk behej fjale qe une te paguaja. Ai ishte i ngrohet, miqesor dhe shume i sjellshem. Ashtu ishte gruaja e tij qe kujdesej per djalin e vogel dhe vajza qe punonte ne recepsion. Keshtu ishin me te gjithe musafiret.
Pastaj mos te flas per pjesen tjeter te miqesise me Ramen, ne hotel #RamoSaranda(ushqim deti te jashtezakonshem) ne zemer te qytetit, nje mik e motorist i klubit Enduro Albania. Erin ne Fier dhe dreken brilante ne restorantin malor Ardenica. Presidentet e tyre Zavalanin e Gerin e te tjere me radhe…
Tani, o ju te krisur qe villni vrere; me gjeni nje vend ku mund te hani ushqimin me te mire te detit me çmimin e disa qebapave te Kosoves?
Ku mund te fleni per 30 euro me mengjes ne hotele me 4 yje me mire se ne shtepite tuaja?
Me gjeni nje vend tjeter ku mikpritja eshte me e mire dhe ku çmimet jane me te lira?
Une per vete nuk di.