Gazetari shqiptar paraqitet me flamurin serb në bluzë, reagon gjenerali Demiraj

Picture of INA
INA

20/08/2024

Gjenerali shqiptar, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër ndaj gazetarit shqiptar, i cili në “Euronews” u paraqitë me bluzën e Serbisë, përcjell agjencia e lajmeve INA,

“Të nderuar miq, vëllezër dhe motra!

Personalisht si Shqiptar dënoj me ashpërsinë më të madhe shfaqjen e turpshme ditën e djeshme në Televizionin ‘Euronews’, kjo pa asnjë lidhje me televizionin në fjalë dhe gazetarin.

Dalja e ‘kërmë gazetarit’ të sportit Ervin Baku, punonjës në Televizionin Publik Shqiptar gjatë një intervistë televizive me bluzën në të cilën gjendet flamuri i Sërbisë, paturpësisht dhe pa e fshehur aspak këtë veprim, është një ngjarje sa e turpshme, shumë e rrezikshme dhe e papranueshme në kushtet dhe në situatën aktuale politike.

Kjo për faktin se Serbia nuk është as Franca dhe as Gjermania, të cilat edhe pse gjatë gjithë historisë kanë luftuar kundër njëri tjetrit, përsëri kanë lënë mënjanë dallimet, bashkëpunojnë ngushtë dhe sot janë dy vendet më të fuqishme ekonomike dhe demokratike në BE.

Serbia për dekada me radhë në të gjitha fushat, nuk ka lënë aktor, faktor, organizatë ndërkombëtare, aktivitete ndërkombëtare, aleanca politike, ushtarake, fetare, etj pa shfrytëzuar për të dëmtuar me të gjitha format Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e saj të integrimit europian, në shumë raste edhe duke planifikuar, financuar, mbështetur, stërvitur, drejtuar deri edhe sulme terroriste kundër saj si një rastin e Banjës në shtator të vitit 2023.

Shkurtimisht do të përpiqem ta argumentoj sa më lartë, dhe me këtë rast në parantezë dua tju bëj me dije se ky status nuk ka aspak lidhje me përpjekjen për tu dukur patriot i madh, pasi kjo është diçka që nuk ka lidhje me rastin dhe unë besoj se patriotizmi nuk bëhet as me fjalë dhe në FB, por bëhet me zemër dhe dashuri ndaj Kombit Shqiptar, gjë të cilën ne ushtarakët e kemi dëshmuar më shumë se askush tjetër deri më sot.

Nuk ka dyshim që këto 34 vite Serbia, Federata Ruse, Greqia por jo vetëm kanë investuar pa masë në të gjithë fushat si në fushën politike, ekonomike, diplomatike, akademike, informative, të biznesit por në mënyrë të veçantë në privatizimin e mediave Shqiptare, nëpërmjet financimit të një pjesë të madhe të personave dhe ‘haleistëve të gjithëditur’, me qëllim mbështetjen e axhendave të tyre kombëtare që në shumë raste bien ndesh me interesin tonë kombëtar, por edhe në përgatitjen e opinion publik për ngjarjet dhe ndryshimet e mëdha gjeopolitike që na presin së shpejti edhe në Ballkanin Perëndimor.

Deri dje (1991-2024), të gjitha këto aktivitetet dhe veprimtaritë anti shqiptare janë bërë tinëzisht, në fshehtësi, duke ndjekur doktrinat e tyre të mbrapshta por gjithmonë duke i justifikuar me shprehjet si: në kuadrin e ‘marëdhënieve të fqinjësisë të mirë, të bashkëpunimit për rritjen ekonomike, të integrimit Euro-Atlantik’ në shumë raste duke na kondicionuar qëndrimet dhe vendimet e politikës tonë.

Rasti i ‘kërmë gazetarit’, është rast që nuk mund të shkojë pa u denoncuar dhe pa u dënuar me forcë nga i gjithë opinion publik, pasi ky nuk është një veprim padashje, por është një provokim për të testuar reagimin qytetar. Gjithmonë pas këtyre ‘testimeve’ qëndrojnë plane edhe më djallëzore.

Më duhet t’i kujtoj kujtdo që ka harruar spastrimet etnike serbe të shekullit të kaluar, pushtimin e vazhdueshëm të territoreve tona kombëtare, genocidin kundër qytetarëve tanë, vrasjet masive, përdhunimet, vjedhjet e pronës publike, private në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhe vazhdimin e provokimeve me të gjitha format.

Të gjithë së bashku e kemi obligim që të nderojmë dhe mbrojmë gjakun e derdhur për liri dhe pavarësi nga çlirimtarët tanë. Për rrjedhojë ju bëj thirrje si asnjëherë më parë, bëjeni share sa më shumë këtë mesazh kudo në Shqipëri, Dardani, Republikën e Maqedonisë, Malin e Zi, Greqi, Europë dhe SHBA në mënyrë që kërmat dhe shërbëtorët e Serbisë, jo vetëm që të mos guxojnë të na provokojnë, por ta kuptojnë se po e mbushën kupën do të përballen me të gjithë zemërimin kombëtar të bashkëkombasve tanë.”, ka shkruar Demiraj. (INA)

TË FUNDIT
59 minuta
Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane
60 minuta
Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet
3 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
4 orë
Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija
4 orë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Autostrada Ohër-Kërçovë gati në fund të 2026, ndërsa kishte nisur qysh më 2014
4 orë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve
2 ditë
Rokas: Mandati im është të ndihmoj Maqedoninë e Veriut të ecë përpara
24 orë
Alfa: Për 4 vite nuk u ndërtuan 12 km autostradë, zyrtarë të BDI-së blenë toka për përfitime financiare
4 orë
Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija
2 ditë
Mbyllen pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës, Sveçla jep detajet e fundit

LEXO MË SHUMË

antoni blinken

Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Goran Mincev

Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

kosova futboll

Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija

serb bllokada protesta kufi

“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Ursula Von der Leyen

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

edi rama

Projekt i ri për PS, çfarë zhvillimesh priten të ndodhin në Asamble!

naser

33 vjet shteti i Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët, prej atëherë kur nisi?!

INFO

NA NDIQ