Gazetari Stephan Israel, nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, e ka vënë në siklet zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur e ka pyetur se përse po thoni se dënoni të dyja palët për çfarë po ndodhë në Veri, kur dhuna u shkaktua vetëm nga njëra palë.
“Ndoshta ju keni parë dhunë nga të dyja palët, por unë pash vetëm njërën palë të shkaktonte dhunë, a mund ta sqarosh qëndrimin tuaj”, i tha Stephan Stanos.
Gazetari gjithashtu ka folur edhe për cicërimën në Twittër të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili po ashtu dënojë veprimet nga të dyja anët.
“Borrell është përfaqësues politik, prandaj puna e Borrell-it nuk është të flas për incidente operacionale dhe të tregojë kush është përgjegjës për rrahjet, apo përplasjet, roli i tij është që ta bëjë të qartë në kuadër të rolit të tij si ndërmjetësues se ai bën gjithçka në mënyrë që ta de-eskaloi situatën”, tha Stano duke provuar të arsyetohet për gjuhën e tij dhe shefit të tij