Emin Azemi
Gazetaria (jo)profesionale, a po bie në grackën e përgjimeve (të pautorizuara) ? Ose kur një gazetari e mirëfillt mundet t’i shfrytëzoj përgjimet , si material për të ndërtuar storje hulumtuese?
Nga përgjimet e paautorizuara që po i dëgjojmë në Kosovë, jo që nuk ka ndonjë derivat gazetarie hulumtuese, por aty po dëgjojmë komente të palejueshme gazetareske, shpesh të ngritura mbi supozime e insinuata, që përpos mjegullës dhe tymit nuk prodhojnë kurrfarë të vërtete, nga e cila do të kishte dobi publiku….
Nga përgjimet klandestine gjithmonë janë munduar të përfitojnë ata që fuqinë e argumentit e bazojnë në të vërteta klandestine…
Të imitosh Watergate-in në ditë të sotit, me aparaturat përgjuese klandestine të Listës Serbe, përbën aferën e vërtetë, e jo ajo çka pretendohet …. Vetë gazetaria joprofesionale po ia ngrit vetes një aferë, me punën dhe metodat që po përdor…
Nëse gjithë kauza politike e mediale paska ngelë te (gjysëm)të vërtetat që dalin nga veglat përgjuese të Listës Serbe, atëherë është shumë problem të flitet për aspektet etike të asaj kauze, aq më tepër kur ky instalacion subverziv i Beogradit u ngrit pikërisht nga ata që sot i huazojnë veglat përgjuese nga Simiqi dhe të tjerët. Veglat e tilla mund t’i shërbejnë aksionit politik opozitar si paterica të përkohshme, në mungesë të kauzave të vërtat që do të ofronin alternativa pushteti, e jo zgjatim të metodave gebelsiane që e largojnë këtë alternativë edhe më tepër nga pushteti i radhës….
EA