“Gazetaria nuk është krim”, fjalimi i parë i Assange pas lirimit nga burgu

Picture of INA
INA

01/10/2024

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange tha sot se u lirua nga burgu sepse u deklarua fajtor për gazetari, jo sepse sistemi ligjor funksionoi, raportoi Guardian.

Ai u tha parlamentarëve evropianë se pranimi i fajësisë për akuzat për spiunazh amerikan ishte i nevojshëm sepse përpjekjet ligjore dhe politike për të mbrojtur lirinë e tij nuk ishin të mjaftueshme, raporton Guardian.

“Në fund, zgjodha lirinë në vend të drejtësisë së pakapshme. Sot jam i lirë pas vitesh në burg sepse u deklarova fajtor për gazetarinë,” i tha Assange Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut të Asamblesë Parlamentare të PACE të Këshillit të Evropës në Strasburg, në fjalimin e tij të parë publik që nga lirimi në qershor.

Ai tha se shpreson se dëshmia e tij sot mund të shërbejë për të nxjerrë në pah dobësitë e masave mbrojtëse ekzistuese dhe për të ndihmuar ata, rastet e të cilëve janë më pak publike, por që janë po aq të cenueshëm.

Assange tha se liria e fjalës ishte në një “udhëkryq të errët”.

“Kam frikë se do të jetë tepër vonë nëse institucionet si Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës. Ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që drita e lirisë të mos shuhet kurrë, që kërkimi i së vërtetës vazhdon dhe se zërat e shumë njerëzve nuk heshten nga interesat e disave”, tha ai.

Ai vuri në dukje se gazetarët nuk duhet të persekutohen për kryerjen e detyrës së tyre.

“Gazetaria nuk është krim”, theksoi Assange. /Reporteri.net.

TË FUNDIT
51 minuta
Këshilli i Evropës: Bullgaria duhet t’u mundësojë maqedonasve të vetëidentifikohen
54 minuta
Strategjia për heqjen e ‘balancuesit’ kaloi në korrik 2023, ja pëlqimet e ministrave të asaj periudhe (DOKUMENTE)
1 orë
BDI, lot krokodili për “balancuesin”
3 orë
Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi
3 orë
Shfuqizimi i balancuesit, Ziberi: Vendimi është juridik, arsyetimi është tërësisht politik

ME TE LEXUARA

9 orë
Nga takimi me Begajn, konferenca e përbashkët me Ramën dhe inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë/ Zbardhet agjenda e plotë e vizitës së Erdogan në Tiranë
1 orë
BDI, lot krokodili për “balancuesin”
1 ditë
Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?
8 orë
Republika e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur anëtare e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut për periudhën 2025 – 2027
54 minuta
Strategjia për heqjen e ‘balancuesit’ kaloi në korrik 2023, ja pëlqimet e ministrave të asaj periudhe (DOKUMENTE)
1 ditë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
8 orë
Sot mblidhet KES-i! A do të pranohet kërkesa që paga minimale në Maqedoni të bëhet 450 euro?
51 minuta
Këshilli i Evropës: Bullgaria duhet t’u mundësojë maqedonasve të vetëidentifikohen
1 ditë
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi "Balancuesin", Kostadinovski e arsyeton vendimin

LEXO MË SHUMË

maqedoni-bullgari-eu-be-bruksel

Këshilli i Evropës: Bullgaria duhet t’u mundësojë maqedonasve të vetëidentifikohen

qeveria kovacevski4

Strategjia për heqjen e ‘balancuesit’ kaloi në korrik 2023, ja pëlqimet e ministrave të asaj periudhe (DOKUMENTE)

bdi

BDI, lot krokodili për “balancuesin”

rama rexhep

Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi

naser zyberi

Shfuqizimi i balancuesit, Ziberi: Vendimi është juridik, arsyetimi është tërësisht politik

Bekim Sali

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

taravari

Taravari: Ligji që e propozojmë ne, shumë më i mirë se “Balanceri”

vucic

“Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik”, reagon kryetari i komunës kroate

zelenski mickoski

Takim i Mickoskit me Zelenskin në Dubrovnik

INFO

NA NDIQ