Gazetarja Amanpour: Unë isha në Srebrenicë, ne të gjithë e dijmë se kush është fajtor për këtë masakër

0

Deklarata e fituesit të çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, Peter Handke, se “asnjëherë nuk e beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë”, ka ngjallur reagime të shumta. Shumë shtete kanë deklaruar bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi për shkrimtarin austriak. E reagimi më i fundit ka ardhur nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour. Ajo në Twitter, shkroi se di saktësisht se kush ishin përgjegjësit e kësaj masakre.

“Unë isha atje. Ne të gjithë e dimë kush është fajtorë”, ka shkruar ajo.

Me këtë rast reagim ka pasur edhe nga ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Samantha Power.
Power shkroi se bota së shpejti do të mësojë përmasat e gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga ushtarët serb të Bosnjës.

“Më 7/14/95 unë e kam paraqitur një histori në Boston Globe nga Sarajeva që përmbante raportet fillestare nga masakra e Srebrenicës. Bota së shpejti do të mësojë përmasat e gjenocidit të kryer nga ushtarët serb të Bosnjës, të cilët vranë 8 mijë burra dhe djem mysliman. Fakt i pamohueshëm, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se deri tani ceremoninë e çmimit Nobel e kanë bojkotuar Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Bosnja edhe Afganistani.