Gazetarja amerikane që intervistoi Parashqevinë flet pas videos virale: Kishte elegancë dhe ngrohtësi

Picture of INA
INA

25/12/2024

Para pak javësh, televizioni amerikan ABC7 publikoi një kronikë, në të cilën intervistuan të pastrehët duke marrë ndihma në një stacion të New Yorkut, e që pa dijeninë e tyre, intervistuan një grua, që do të rezultonte të ishte një figurë shumë e dashur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Parashqevinë Simakun, që e tash e një kohë është personazhi më i komentuar.

Televizioni amerikan tashmë është në dijeni për ndikimin që ka pasur kronika e tyre për publikun shqiptar, derisa hulumtuan më pas se kush ishte artistja ikonike.
Gjatë një emisioni së fundmi ata diskutuan për ‘storjen’ që bëri bujë në medie shqiptare, derisa raportuan për historinë e Parashqevi Simakut.

“Një video me një akt të thjeshtë dashamirësie, është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare. Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po raportonte një bamirësi lokale duke u shpërndarë çanta shpine njerëzve të pastrehë. Gazetarja jonë Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua, një të huaj në nevojë, në Penn Station të New Yorkut pasi ajo mori një nga dhuratat”, thuhej në kronikën e televizionit.

“Ajo që ndodhi më pas po quhet një mrekulli. Ajo grua me të cilën foli Nina tha se ishte këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti”.

Në studio ishte e ftuar edhe gazetarja Nina Pineda që intervistoi Parashqevinë derisa tregoi se çfarë përshtypje i kishte lënë artistja.

“Kur e takuam këtë grua dhe filluam të flisnim ajo thjesht kishte një elegancë të brendshme dhe kaq shumë ngrohtësi dhe në fakt ishte një këngëtare shumë e famshme”, tha ajo në emision.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË