Gazetarja shqiptare zbulon ‘vesin’ e burrit

0

Gazetarja shqiptare e ka zbuluar një prej ‘veseve’ të bashkëshortit të saj.Rudina Demneri, gazetarja e njohur e Top Channel, ishte sot e ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku u diskutua rreth mënyrave se si mund të mbahet marrëdhënia në çift “e gjallë” dhe pasionante, edhe me kalimin e viteve.

Paloma është e martuar që prej vitit 2015, dhe raportin më bashkëshortin e bën gjithmonë e më të gjallë me spontanitetin e origjinalitetin, pa një recetë të veçantë që mund ta ndajë me të gjithë. Ajo tha se nuk ka asnjë sekret që e bën lidhjen e tyre të funksionojë siç duhet, përkundrazi spontaniteti dhe sinqeriteti që e karakterizon, bëjnë që bashkëshorti të tërhiqet edhe më tepër prej saj. i vetmi problem në familjen e tyre, siç tregoi Paloma, mbeten punët e shtëpisë, sidomos të gatuarit, që për të konsiderohet mision i pamundur: “Ne kemi probleme të tjera, gatimi, punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë”,- tha ajo duke qeshur.

Gazetarja, gjithashtu, tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me vjehrrën, madje kjo e fundit mban anën e saj sa herë që i biri i tregon për zënkat mes tyre. “Për çdo problem që kemi, e merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë. Po sa herë që kemi konflikte me njëri-tjetrin, direkt mamin në telefon, i them: Po lërë mo rehat të shkretën”,- rrëfeu Paloma për Top Channel.