Gazetarja Toska: Komandantët e UÇK-së me revole deshën ta stoponin intervistën e parë të Rugovës pas luftës

ina-online
ina-online

22/07/2023

Dijana Toska është gazetarja që mori intervistën e parë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pas luftës në tetor të vitit 1998, intervistë kjo e cila bëri jehonë të madhe gjithandej pas rikthimit në punë të Radio Televizionit të Prishtinës.

Në këtë dalje të parë publike pas luftës, Rugova iu përgjigj disa pyetjeve të cilat i kishin dërguar qytetarët e vendit.

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, Toska tregoi një anë tjetër të kësaj interviste, ku bëhej fjalë për prapaskenat.

Siç shprehet ajo, komandantët e UÇK-së të cilët qëndronin me revole para RTP-së, dëshiruan ta pengonin këtë intervistë.

“Opinioni nuk i di paraskenat, lufta që është bërë për t’u realizuar ai emision. Para fillimit, meqë ishte paralajmëruar në gazetë që sonte do të jetë intervista me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte zgjuar normalisht interesim. Dhe çka ishte ajo para emisionit, se publiku këto gjëra nuk i di? Ishin dy rryma. Kishin ardhë edhe Komandantë të UÇK-së, të cilët deshën ta stoponin, ta ndalonin që presidenti të mos jetë mysafir në program”, u shpreh ajo.

Dhe rryma e dytë, Toska thotë se ishte në popull, pasi ishte zgjuar nostalgjia për televizionin e gazetarët e Prishtinës.

“Dhe ishte ana tjetër, sepse u lajmërua se gazetarët e Radio Televizionit të Prishtinës po kthehen. Nostalgjia e opinionit për televizionin dhe gazetarët e televizionit të Prishtinës, paralelisht me njerëz me revole para Radios, se atëherë Televizioni i Prishtinës emitonte programin në Radio. Opinioni kishte ardhë me pije, me ëmbëlsira, me krejt për të kremtuar në një mënyrë fillimin e transmetimit dhe për të nderuar presidentin, Rugova”, tregoi ajo.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë

liridona

Fëmijët e Liridonës merren nën kujdestarinë e shtetit suedez

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

Liridona ademaj

Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura (foto)

INFO

NA NDIQ