Gazmend Demolli triumfoi në Krujë, por nuk kënaqet vetëm me fitore

Picture of INA
INA

02/07/2023

Gazmend Demolli është fitues i garës në Krujë, “Trofeu Skënderbej”, e cila pati vlerë të dyfishtë, duke marrë parasysh se u poentua për Kampionatin e Kosovës dhe Kampionatin e FIA CEZ.

Demolli shtegun atraktiv të Krujës e kaloi për 02:13.035 (vozitja e parë) dhe 02:12.897 (vozitja e dytë) minuta, duke qenë bindshëm më ë shpejtë se përcjellësi më i afërt, hungarezi me nënshtetësi kroate Laszlo Szasz, i cili pati ngecje prej 08.511 sekonda, përfshirë dy vozitjet.

Por, Gazit nuk i mjaftojnë vetëm fitoret, pasi ai synon sa më tepër rekorde.

“Normalisht që jam i kënaqur me fitoren, sepse konkurrenca ishte mjaft e forti dhe Kruja gjithmonë është garë e vështirë për t’u fituar. Mirëpo, synimi im ishte të thej rekordin, të cilin për fat të keq nuk e arrita për vetëm gjashtë të qindtat. Gjithsesi, vendi i parë në plasmanin e përgjithshëm, vendi i parë në klasën time në FIA CEZ janë rezultate që duhet vlerësuar dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut.

Pas tij u rendit Laszlo Szasz, ndërsa pozita e tretë i takoi garuesit të Shqipërisë, Gentjan Shaqiri.

Rezultate të mira arritën edhe garuesit tanë tjerë, duke filluar nga Përparim Dushi, pastaj Faton Rama, Fatos Krasniqi, Valon Rexhepi, Qazim Isufi, Besfort Bunjaku, Egzon Ukëhaxhaj, Kastriot Buqaj, Valdrin Krasniqi, Dren Mariqi, Ismail Smani, Deniz Abdullahu dhe Arjeta Rysha, ndërsa i vetmi që nuk e përfundoi garën ishte Lëndrim Dogani, i cili pati defekt në veturë.

Ndërsa, Arjeta Rysha vazhdon të jetë e vetmja femër në disiplinën malore dhe me shumë sukses po i kalon sfidat e njëpasnjëshme.

Ajo u nderua edhe me çmimin e veçantë si garuesja e vetme femër, ndërsa u rendit e treta në Klasën 1.

Rezultatet komplete në plasmanin e përgjithsëm dhe klasa mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:
http://kstiming.com/

TË FUNDIT
3 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
4 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
5 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
5 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
18 orë
​Milani tenton sërish për Brojën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A
1 ditë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
20 orë
Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut
18 orë
​Milani tenton sërish për Brojën
5 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja

ballkani kf

Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

kane

Një tjetër lajm i keq për Harry Kane

Pep Guardiola

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Armando Broja

​Milani tenton sërish për Brojën

shendrit dehari

Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut

rej manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

INFO

NA NDIQ