Geer: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për zbatimin e agjendës evropiane

“I hapëm negociatat inkuadruese, ndërsa në zemër të këtyre negociatave është respektimi i ligjit dhe parandalimi i korrupsionit, por gjithsesi rëndësi më kyçe kur flasim për këto reforma ka që edhe Qeveria edhe opozita të punojnë së bashku më zbatimin e agjendës evropiane”.

Këtë e deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend David Geer, pas promovimit të projektit “Clean AirDrom – zero mbetje të ngurta në Komunën e Aerodromit”.

I pyetur ta komentojë atë “që Qeveria e akuzon opozitën se gjoja është proruse, ndërsa u jep shtetësi dhe i mbështetë biznesmenët apo kriminelët prorusë”, sikurse biznesmenin ukrainas Oleksandar Onishchenko, euroambasadori Geer potencoi se çdo institucion nëse e sheh se dikush ka kryer vepër penale, atë person duhet ta nxjerrë para drejtësisë dhe duhet të jetë i pavarur dhe profesional në këtë proces, ndërsa kjo në këtë moment të inkuadrimit është definitivisht në fokusin e BE-së.