Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

Picture of INA
INA

29/05/2024

Ambasadori europian David Geer vlerëson se interesi i Maqedonisë është të vazhdojë në rrugën e Bashkimit Europian dhe tha se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme dhe të gjithë ata që e mbështesin procesin e reformave.

“Mesazhi im do të ishte edhe për qeverinë dhe për të gjithë vendin. Unë besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ne në Bashkimin Europian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar këtë vend të përparojë në rrugën drejt BE-së”, tha Geer.

Ai theksoi se është një detyrë, e cila do të jetë para së gjithash për qeverinë, por jo vetëm për të, por tha se do të kërkojë edhe mbështetjen e të gjithë aktorëve kryesorë nga i gjithë spektri politik.

“Me fjalë të tjera, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar që do t’i bashkojë të gjithë për të punuar në reformat, për të zbatuar masat e nevojshme, në mënyrë që të bashkoheni sa më shpejt në Bashkimin Europian”, tha Geer në një deklaratë para hapjes së ekspozitë të bashkuara në diversitet me rastin e 20 vjetorit nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Europian.

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË