Euroambasadori në vend Dejvid Gir sot hodhi poshtë të bëhen krahasime të situatës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, me atë të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Ai në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin francez Siril Bomgartner, se kushtet e Valladimir Putinit ndaj Ukrainës janë të ngjashme me ato që Bullgaria i parashtron ndaj Maqedonisë së Veriut në kontekst historik të definimit të kombeve”, tha se BE-ja tërësisht e hedh poshtë këtë krahasim ndërmjet dy situatave, për të cilat, tha, janë dy situata përfundimisht të ndryshme.
Euroambasadori theksoi se në marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Sofjes ka fusha fusha të kontestit, por, tha, Bullgaria ishte vendi i parë që e pranoi pavarësinë e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdoi të japë mbështetje edhe në integritetin dhe sovranitetin e saj.
“Ishte e para që e mbështeti anëtarësimin e saj në NATO. Ditëve të fundit shohim se Bullgaria si përgjigje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile gjithashtu ndihmoi në evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Ukraina”, shtoi Gir.
Ambasadori francez nga ana e tij në këtë kontekst theksoi se gjendja aktuale tregon ende më qartë rreth të kaluarës se gjendemi në konfrontim të modeleve dhe të vlerave – model evropian i mospërdorimit të forcës, sepse zgjidhja e kontesteve nuk është ashtu, sepse kërkohet zgjidhje e vullnetit të mirë, dialogut dhe diplomacisë.
“- Ju kujtoj se pikërisht këtë po e vërejmë sot përmes këtij dialogu të përforcuar mes dy kryeqyteteve që është vendosur që në fillim të vitit dhe në atë dialog ka njerëz të përgjegjshëm politikisht, të guximshëm, të nxitur nga qëllimi më i mirë dhe në këtë kontekst të gjithë duhet të përpiqen, të jenë sa më të përgjegjshëm, dhe kjo do të thotë t’i lëmë ata që negociojnë mes tyre të gjejnë zgjidhje. Institucionet evropiane dhe presidenca franceze po e ndjekin të gjithë këtë me vëmendjen më të lartë dhe janë të gatshëm të japin kontributin e tyre kur të vijë momenti i duhur, në mënyrë që në kohën më të shkurtër dhe më të shpejtë të mundshme, këto momente pozitive të kurorëzohen me suksesin që të gjithë dëshirojmë” , potencoi Bomgartner.
Ambasadori francez nënvizoi se në këtë fazë nuk bëhet fjalë për të kërkuar protagonizëm apo kërkim të ndonjë deklarate jokonsistente, por, thotë ai, duhet të lejojmë që procesi, i cili në sytë e të gjithëve është pozitiv, të realizohet në kushtet e mundshme më të mira.