Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League

ina-online
ina-online

11/12/2023

Në një tjetër shenjë besimi ndaj gjyqtarëve kosovarë vjen nga UEFA, e cila ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme në Grupin F të UEFA Youth League.

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet më 13 dhjetor, në orën 16:00 në “BVB Trainingszentrum”, do të sjellë përballjen ndërmjet dy ekipeve të njohura, Borussia Dortmund U19 dhe Paris Saint-Germain U19.

Gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza si gjyqtar kryesor, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa si gjyqtarë ndihmues dhe Patrick Schwengers nga Gjermania si gjyqtar i katërt, do të bëjnë ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje.

Kjo ndeshje është mjaft interesante për faktin se do të jetë përcaktuese se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në 1/8 e finales.

Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshjet si kjo dëshmojnë rritjen e besueshmërisë dhe të nivelit të ndarjes së drejtësisë në futbollin e Kosovës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INFO

NA NDIQ