Gënjeshtra e televizionit shtetëror serb: 3 avionë me ushtarë të UÇK-së kanë fluturuar sonte për Holandë?

0

Tre avionë nga Prishtina kanë fluturuar sonte në drejtim të Holandës me ish-ushtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Kështu raporton televizioni shtetëror, RTS, duke u thirrur në burimet e saja. Sipas mediumit publik të Beogradit, të gjithë personat që gjendeshin në avion do të jenë të akuzuar nga Specialja, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, zyrtarisht është njoftuar se nga data 14 janar, disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë para prokurorisë speciale në Hagë.

Vlen të theksohet se Gjykata do të punojë me ligjet e Kosovës, kurse prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë ndërkombëtarë.

Krijimi i kësaj gjykata është bërë apostafat për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. /Indeksonline/