Genta Ismajli poston video nga palestra, pas lajmeve për shtatzëni

0

Genta Ismajli këto ditë është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Këngëtarja Genta Ismajli muajt e fundit e kishte zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Artistja sjell vazhdimisht fotografi pranë të dashurit dhe duket shumë e lumtur, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin

Në disa fotografi që ditët e fundit qarkulluan në rrjete sociale, Genta ishte veshur me një fustan të zi dhe i dukej barku më i fryrë, shkruan lajmi.

Megjithatë, ajo nuk është deklaruar rreth këtyre pretendimeve dhe së fundi publikoi video duke ushtruar bashkë me partnerin në palestër.