Lideri i VMRO-Popullore dhe ish-kryeministër Lubço Georgievski në emisionin “Në qendër” tha se ish-kryeministri Nikolla Gruevski i ka kërkuar punësimin e ish-drejtorit të UBK-së, Sasho Mijallkov, përcjell INA.
“Hill më kërkoi që ta largoja dy herë Sasho Mijalkovin sepse ai u shiste armë serbëve. Dhe dy herë Dosta erdhi për të njëjtën gjë. Kështu që ne e ndryshuam. Pastaj vjen Grujo dhe më thotë: të kërkoj për Sasho, ai ka fëmijë, nuk e ushqen dot dhe ne e dimë çfarë kapitali ka Sasho, apo jo? Dhe Nikolla i thotë “A mund ta marrësh këshilltar shteti, të paktën të marrë një rrogë?”. Dhe unë e emërova, ai mori pagesën dhe u ul në shtëpi. Kështu e kam ndihmuar Sashon”, tha Georgievski, i cili ka folur për periudhën e qeverisjes 1998-2002. (INA)