Georgievski çfarë thoshte për dosjet e Spasiqit

Ish-kryeministri maqedonas Lubço Georgijevski kishte deklaruar për Alsat-M se dosjet i ka dërguar Bozhidar Spasiq për përfitime personale.

Sipas tij, për këto dosje, struktura të caktuara në Maqedoni kanë paguar shuma të majme.

“Për mua është e qartë se dosjet në Maqedoni janë dërguar nga ai, Bozhidar Spasiqi, edhe pse sërish do të them se ndoshta janë të vërteta apo të falsifikuara 50 për qind, 70 për qind, 30 për qind, por kjo është çështje tjetër, është çështje që duhet dikush tjetër ta analizojë. Megjithatë, për mua është më se e qartë se bëhet fjalë për dosje që janë dërguar nga ai. Supozoj se bëhet fjalë për njeriun i cili është pensionuar në vitet ‘92-93, bëhet fjalë për një njeri i cili dikur e ka dridhur nëntokën e Jugosllavisë, dhe sot me siguri jeton me 200 apo 300 euro pension në Serbi, andaj ka menduar vetë më vete se “ja tani është momenti që ta shfrytëzoj”. Unë mendoj se bëhet fjalë për biznes, nuk bëhet fjalë për ndonjë politikë nacionale apo politikë përçarëse, por se bëhet fjalë për interes, për biznes për të cilin është paguar një shumë e majme. Cilat janë strukturat në RM të cilat e kanë paguar atë çmim, nuk mund ta them, ajo është çështje tjetër”, deklaroi Georgievski, Ish-Kryeministër i Maqedonisë.