Georgievski: Pse bëhet dramë me priftin maqedonas që dëboi Kosova, e që ishte në shërbim të politikës serbe

ina-online
ina-online

22/10/2023

Autoritetet e Kosovës dëbuan gjatë kësaj jave priftin Fotije, igumeni i manastirit të Zveçanit, që është Aleksandar Kostovski me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Mediat maqedonase i dhanë jehonë këtij lajmi duke nxitur reagime se dëbimi është i paargumentuar dhe i padrejtë, përcjell INA.

Por, këtë e ka komentuar edhe ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri aktual i partisë VMRO-Popullore, Lubço Georgievski.

“Mediat maqedonase sot i kushtojnë rëndësi të madhe dëbimit të Aleksandër Kostovskit nga autoritetet kosovare. Nuk e kuptoj se për çfarë është drama?! A jemi ofenduar nga politika e Kosovës apo nga Aleksandri që hoqi dorë nga identiteti fetar dhe me shumë gjasa kombëtar maqedonas dhe u vu në shërbim të politikës serbe në Kosovë?”, komentoi Georgievski.

Prifti Fotije, emri i të cilit është Aleksandar Kostovski, është i lindur në Shkup në vitin 1981, dhe pas mbarimit të akademisë së muzikës në Sofje të Bullgarisë, në vitin 2004 u bë murg në Kosovë në Dioqezën e Kishës Ortodokse Serbe, pas së cilës në vitin 2009 ai u bë igumen i manastirit afër Zveçanit, në veri të Kosovës, përcjell INA.

Informacionet janë se ai është dëbuar pasi ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e qëndrimit në Kosovë. Shërbimet në Prishtinë e ndaluan dhe duke përmendur “arsye të sigurisë kombëtare” vendosën ta dëbojnë.

Kisha serbe akuzon se autoritetet e Kosovës nuk e respektuan Ligjin për liritë fetare dhe në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare e dëbuan klerikun e tyre.

Prifti është deportuar mbrëmë me shoqërim policor në vendkalimin “Bllacë” dhe për 5 vite i është ndaluar hyrja në Kosovë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

INFO

NA NDIQ